Zv. kryeministri Bujar Osmani këto ditë e udhëheq ekipin e 40-të administratorëve nga resorë të ndryshëm, në Bruksel, për konsultime me partnerët evropian për të ashtuquajturin “skrining” procesin, përkatësisht, për vërtetimin e gjendjes në vend. Atje pritet që të prezantohet kapitulli i 23-të, prej ku zakonisht nisin negociatat për një anëtarësim të ri – që do të thotë harmonizim i gjyqësorit në vend dhe të drejtat themelore sipas standardeve evropiane.

Delegacioni përbëhet nga 40 administratorë të strukturës negociuese, nga gjyqësori deri te segmenti i sigurisë, nga Ministria e drejtësisë, ministrja Deskoska, nga Ministria e punëve të brendshme, Ministria e punës dhe politikës sociale dhe nga shoqata informatike, deklaroi Bujar Osmani, Shef i delegacionit dhe negociues kryesor me BE-në.

Qeveria shpalli edhe thirrje publike për ekspertë të jashtëm të cilët do të mund t’i ndihmojnë Maqedonisë në periudhën përgatitore për fillimin e negociatave me BE-në, të cilët duhet të arrijnë në mes të vitit të ardhshëm.

Qëllimi i kësaj thirrjeje është që të krijohet bazë nga të gjithë personat e interesuar, për ekspertizë të një apo disa kapitujve nga sfera e të drejtave të BE-së, përkatësisht bëhet fjalë për sfera, tema që kanë të bëjnë me sferën juridike të BE-së, të cilët do të mund të angazhohen përkohësisht, për një periudhë më të shkurtër apo më të gjatë, deklaroi Bojan Mariçiq, negociues kryesor teknik me BE-në.

Deri në qershor të vitit të ardhshëm, 33 delegacione nga vendi duhet ta vizitojnë Brukselin për trajnim dhe konsultime. Maqedonia që nga viti 2005 ka status të vendit kandidat për anëtarësim në familjen e evropiane, por para se gjithash, kontesti i pazgjedhur me Greqinë, si dhe vërejtje të tjera serioze në funksionimin e sistemit ishin pengesë për përparimine vendit në këtë rrugë.