Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama dhe familja e tij po përgatiten të lënë Shtëpinë e Bardhë pas 8 vitesh.

Por, çfarë do të bëjnë ata pas largimit nga Shtëpia e Bardhë?

“Do hyj në Linkedln dhe të shoh çfarë do të dalë”, është përgjigjur me shaka presidentiObama, duke shtuar se do ta gjejnë në tregun e punës pas 20 janarit të 2017-tës.

 
Familja Obama do të qëndrojë në Uashington, derisa vajza e tyre Sasha të përfundojë shkollën e mesme.

Dihet se Michelle Obama hoqi dorë nga karriera e saj si avokate dhe një drejtuese ekzekutive për çështjet e kujdesit shëndetësor kur u zhvendos në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo ka thënë se ka planifikuar të qëndrojë e përfshirë tek çështjet që ka pasur në fokus, si përshembull arsimimi i vajzave kudo nëpër botë, shkruan “ShareAmerika.gov”.

Duket se çifti Obama do t’i kthehet shkrimit të librave për jetën e tyre në Shtëpinë e Bardhë dhe do të vazhdojnë misionin e tyre. /albeu.com/