Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, ka deklaruar se Bashkimi Europian nuk e ka njohjen e Kosovës si kusht për anëtarësimin e Serbisë. Ajo ka folur gjatë një mbledhjeje të përbashkët mes qeverisë serbe dhe asaj sllovene gjatë së cilës referoi qëndrimet e presidentit të Parlamentit Europian, Tajani.
“Mendoj se u tha qartë nga presidenti i PE-së, Tajani se Serbia nuk ka pse të njohë pavarësinë e Kosovës për t’u anëtarërsuar në BE”, tha ajo. Sipas saj për Beogradin mjafton përmbushja e marrëveshjes së Brukselit, të cilën Serbia e ka realizuar në pjesën më të madhe.
Qëndrimi serb luan me hapësirat e krijuara nga mesazhi dhe kërkesa europiane për të mos importuar problem kufitare në BE nga vendet aspirante. Serbia po synon të imponojë si kartë lehtësuese suksesin e dialogut me Prishtinën duke shmangur njohjen që është në fund të fundit diskrecion I një shteti. Nuk dihet se me cilët kufinj do të pranojë të anëtarësohet në BE Serbia, pasi referua Kushtetutës së saj, Kosova është pjesë integrale e saj, ndërohë që shumica e vendeve të BE-së e njohin Kosovën shtet. Ky është nëj paradoks që vetëm Ballkani mund ta prodhojë sigurisht me Serbinë si kampione e pakonkurueshme e kësaj diplomacie që pajton vetëm në imagjinatën e saj, atë që nuk përligjet në realitet.