Të dalësh në rrugë dhe të zgjasësh dorën, s’është e lehtë, por rastë të tilla fatkeqësisht, ka shumë në Maqedoni. Një prej tyre është edhe zonja Xhemile.
Gjendja e rëndë ekonomike, dhe kushtet e vështira e detyrojnë nënë e 6 fëmijëve nga fshati Batincë, me djalin e sëmurë në krah të dalë në rrugët e Bit Pazarit për të kërkuar lëmoshë. E zënë ngusht nga mjerimi në të cilën jeton, që bëhet edhe më i vështirë kur në familje janë 3 anëtarë të sëmurë, ajo e ka parë këtë si të vetmen mundësi për të fituar pak para.
“Djalin e kam të sëmurë, ka kancer në kokë, kam edhe dokumente. Na thonë se duhet që të dërgohet jashtë shtetit për operim. Ne nuk kemi mundësi për ta dërguar atje”.
Kam edhe një vajzë, Medinën 12 vjeçare, ajo vuan nga diabeti.”- me lot në sy u shpreh zonja Xhemile.
Siç thotë ajo për Almakos.com, familja 8 anëtarëshe si kulm mbi kokë ka vetëm një dhomë të vogël. Të ardhurat e vetme për këtë familje janë lëmoshat nga njerëzit zemërgjërë. Xhemilja të sëmurë e ka edhe bashkëshortin, ajo thotë së nuk di se çfarë të bëj më parë më lëmoshën e fituar, të blej bukë apo barna.
“Kemi nevojë vërtet shumë për ndihmë. Kam 6 fëmijë, burri im nuk ka mundësi për të punuar sepse është i sëmurë në Dializ dhe nuk kemi asnjë të ardhur tjetër.” tha zonja Xhemile.
Të githë qytetarët bamirës,të cilët kanë dëshirë të ndihmojnë familjen e saj, mund të drejtoheni në këtë numër:
075- 693-774

/Almakos.com
Haxhere Fejzullahu