Tashmë i afrohemi dimrit, ndërkaq disa muaj do të jemi nën shoqërimin e ditëve të ftohta. Siç njoftuam edhe më herët, sot do të ketë mot më të ftohtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Temperaturat e mëngjesit kanë qenë nën 0 në qytetet e Mavrovës, Berovës, Krushevës, pastaj në Gjurishte, Topollçan, Kriva Pallankë, Llazaropoloe dhe Pozharan, ku temperaturat kanë qenë nga -5 e deri më-2°C.

Në qytetet e Shtipit, Vinicës, Strumicës, Prilepit dhe Kumanovës, temperatura ishte 0°C, ndërkaq në Shkup, Manastir, Ohër, Pretor, Dibër, Tetovë, Demir Kapi, Dojran dhe Gjevgjeli, temperaturat ishin nga 1 e deri më 5°C./Telegrafi/