Një grup hajdutësh shqiptarë në Belgjikë, kanë alarmuar policinë, pasi kryen një vjedhje në Riemst mbrëmjen e të dielës, një provincë e qytetit Limburg.

Policia u vu në ndjekje të tyre pasi u njoftua nga pronarët e banesës, të cilën kishin parë një makinë të dyshimtë duke u larguar.

E ndihmuar dhe nga një helikopter dhe qen nuhatës, policia belge mundi të arrestojë tre shqiptarët, ndërsa një i katërt vijon të jetë në arrati.

Policia e gjurmoi bandën rreth orës 7 pasdite kur ata u përpoqën të hynin në Bilzersteenweg me makinën e tyre.

“Ne u kthyem për të ndjekur automjetin që po ikte. Makina lëvizi drejt Grote-Spouwen. Në Rosmeer, shoferi humbi kontrollin e timonit. Makina u ndal në portën e një shtëpie, ndërsa katër personat që ishin në mjet, ikën në këmbë“., – thanë zyrtarë të policisë lokale.

Tre të arrestuarit do të dalin para gjykatës ditën e sotme. Banda shqiptare dyshohet se mund të jetë e lidhur me vjedhje të ndryshme në të gjithë zonën