Me promovimin e librit ‘Nuk ka vargje, nuk ka paqe’, antologji e poezisë revolucionare, edhe zyrtarisht do të mbyllet edicioni i sivjetmë i Festivalit të letërsisë evropiane ‘Bukstar’, përcjell Fol.

Librin do ta promovojë kritika dhe profesoresha universitare Vesna Mojsova-Çepishevska.

Me leximin poetik do të shfaqen edhe 15 shkrimtarë të Maqedonisë, përkthyes dhe personalitete publike, të cilët do të lexojnë vargje të poezive në antologji.

”Nuk ka vargje, nuk ka paqe!” është realizuar nga bashkëpunëtorët dhe miqtë e shtëpisë botuese ‘Antolog’ me rastin e edicionit të tretë të ‘Bukstar’. /Fol/