Sot bëhen njëmbëdhjetë muaj nga tragjedia e djegies së spitalit modular në Tetovë. Rasti nuk e epilog ende dhe nuk është dënuar askush deri më tani. Për këtë, reagoi sot nisma qytetare “Më mirë për Tetovën”, kërkojnë nga organet e drejtësisë rasti të zbardhet sa më shpejtë, shkruan Portalb.mk.

Baby Boo
Nisma “Më mirë për Tetovën”, kërkojnë që fajtorët të marrin dënimin sa më shpejtë, theksojnë se ky aktivitet nuk realizohet në suazë të fushatës parazgjedhore por kërkojnë përgjegjësi siç kanë kërkuar edhe më heret për të njëjtin.

“Në njërën anë organet e drejtësisë lëshojnë raporte të cilat janë në kundërshtim me deklaratat e dëshmitarëve, kurse në anën tjetër organet, ata blejnë kohë duke e stërzgjatur procesin për gati një vit. Në ndërkohë përgjegjësit e kësaj tragjedie lëvizin lirshëm në ,mesin tonë. Kjo lëndë nuk duhet të lihet në harresë dhe të mbetet në sirtarët e prokurorisë dhe gjyqësorit si shumë raste tjera”, tha Elmedina Abdullai.

Nga kjo organizatë qytetare kërkojnë depolitizim të prokurorisë dhe gjykatave si dhe t’i thuhet jo kulturës së pandëshkundshmërisë.