Presidenti amerikan, Donald Trump ka zgjedhur H.R. McMaster, një gjeneral në detyrë, veteran në Irak dhe Afganistan, për të mbajtur postin e këshilltarit për sigurinë kombëtare, pas një kërkimi të vështirë.

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi dje këtë emërim para gazetarëve në residencën Mar-a-Lago në Florida duke shpresuar për t’i dhënë fund një ngjarjeje që shënoi dorëheqjen e të zgjedhurit të parë, Michael Flynn dhe refuzimin e të dytit, Robert Harward.

Ai e cilësoi gjeneralin, McMaster si njeri shumë të talentuar dhe me një eksperiencë të madhe.

Herbert Raymond “H.R.” McMaster, 54 vjeç, është një specialist i kundër-kryengritjeve, veçanërisht në Irak ku ai ka qenë i vendosur gjatë luftës së vitit 1991 dhe dy herë pas pushtimit amerikan nga vitit 2003, 2004 deri më 2006 dhe më pas nga 2007 deri më 2008. Ai ka shërbyer gjithashtu në Afganistan.

“Po pres me padurim të bëhem pjesë e ekipit të sigurisë kombëtare dhe të bëj gjithçka që është në pushtetin tim për të zhvilluar dhe mbrojtur interesat e popullit amerikan”, deklaroi gjenerali, McMaster, i veshur me uniformë dhe me shumë dekorata, gjatë një fjalimi të shkurtër për shtypin.