Çdo amvisë e ka provuar vështirësinë e pastrimit të përzierësit apo rrahësit të vezëve. Një rrjet fijesh metalike të ndërthurura ku është e vështirë të hyjë sfungjeri, bëhet kurthi dhe makthi i larjes së enëve. Mirëpo dikush nga industria e dizajnit të ushqimit ka gjetur zgjidhjen që duket si një dhuratë nga qielli.

Shpikur nga Matthew Michel, në bashkëpunim me dizajnerin 3D, Robert Apodaca dhe inxhinieren Arpita Soni, Whisk Wiper, Fshirësja e Përzierësit, është një koncept shumë i thjeshtë që është realizuar me një aftësi të mahnitshme dizajni. Për ta përdorur këtë pajisje, thjesht duhet të fusësh fshirësen plastike në përzierës, para se ta përdorësh dhe kur të mbarosh, thjesht rrëshqite dhe do të shohësh gjithë brumin, kremin apo vezët të dalin nga përzierësi dhe të grumbullohen anash pajisjes dhe kjo shërben edhe për të kursyer produktin që po përgatit. Për t’i shfrytëzuar, mund të të kthesh brumin e nxjerrë, në enë.897781ab5df24f432f474419115f7abf

fdf552a54377313108984e1e1b54d6f1

Çmimi aktual është rreth $23, por ende nuk është përhapur gjerësisht në tregje.