Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është rikthyer me një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale.

Trump, siç raporton Reuters, ka shkruar në “Truth Social” të enjten, për herë të parë që nga lansimi i aplikacionit që ai themeloi dy muaj më parë.

“U KTHEVA”, ka shkruar Trump.

Ish-presidenti Trump, ishte larguar nga të gjitha mediat sociale pas zgjedhjeve në SHBA, fillimisht nga Twitteri.

Trump ishte një përdorues i madh i Twitter-it, por u ndalua mes frikës se zemërimi i tij për humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020 do të nxiste dhunë të mëtejshme pasi mbështetësit e tij sulmuan Kongresin e SHBA-së.

Miliarderi Elon Musk ka arritur marrëveshje për të blerë rrjetin social, Twitter, për gati 44 miliardë dollarë, ka njoftuar kompania më 25 prill, më pak se dy javë pasi Musk bëri të ditur se kishte blerë 9 për qind të aksioneve të saj.

I pyetur për një rikthim të mundshëm të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në Twitter, Breton (i cili merret me portofolin e politikave industriale të BE-së dhe ishte një ndër mbështetësit kryesorë të ligjeve të reja), tha se Akti i Shërbimeve Digjitale gjithashtu rregullon vendimet e dëbimit duke vendosur kushte dhe mundësi për apelim.