Këshillat e Bujar Osmanit për banorët e lagjeve të vërshuara

Bujar Osmani

Shtepite e vershuara nga uji atmosferik apo i kanalizimit jane ME RREZIK.
Po tentoj te kontribuoj sado pak me disa keshilla prfesionale si mjek (edhe pse autoritetet kompetente dalin me qendrime zyrtare) per mbrojtje nga rreziqet e mundshme nga lendimi dhe semundjet gjate kthimit neper shtepite e vershuara.

1. MOS I LEJONI FEMIJET TE QENDROJNE NE ATO SHTEPI deri sa te perfundon inspektimi, pastrimi dhe rindertimi.
2. Shkyqeni rrymen elektrike deri sa te verifikohet nga kompetentet se nuk ka pjese te lagura po te demtuara te qarkut elektrik.
3 .Mos hyni ne shtepi te cilet kane deme strukturore te kornizes se shtepise
4. Kujdes gjate pastrimit te materialeve te rrezikshme si psh. pllaka te azbestit apo substanca tjera kimike
qe mund t’i kete sjelle uji.
5. Bakteriet, viruset, myku mund te shkaktojne semundje nese futen nepermjet frymemarejes apo pjeseve te demtuara te lekures:

Andaj gjat pastrimit te perdoren:

– kapela mbrojtse nga objekte qe mund te shkaktojne lendime
– doreza te pershtatshme per mbrojte nga rreziqet biologjike dhe fizike
– maska medicinale per fytyre
-rrezik paraqet edhe lodhja dhe pakujdesi prandaj beni pauza te mjaftueshme dhe pini lengje per rehidrim gjate pastrimit.
– mos konsumini ushqim dhe pije mbrenda ne objekt
-pastroni rregullisht duar me sapun dhe uj
– ne rast lendimi apo simptomi qe mund tjet shkaktuar nga vershimet konsultoni ambulanten me te afert.