Ish kryetari i komunës së Strugës Ramiz Merko në debatin televiziv në StrugaTv ka deklaruar se sheshi i rinovuar qytetit është i pavlefshëm. Merko e ka cilësuar si katatsrofal ndryshimin e ri në qendrën e Strugës, duke theksuar se ai investim nuk i ngjan qytetit të Strugës me bekatona dhe materiale të tjera që janë përdorur. Aty duhej të ndërtohej parking nëntoksor. Merko ka theksuar se ay shesh duhej të bëhej me shadërvane, por nuk ka sqaruar pse për 8 vite mandat ai nuk e bëri këtë ndryshim.

Me fotot më poshtë ju paraqesim sheshin e Strugës si dukej në mandatin tetë vjecar të Ramiz Merkos./Drini.mk

struga-1 struga-2