Sot, portali i afërt me Aleancën Shqiptare, Shqipmedia, poston foton Goran Gake, Spiro Balta dhe Marjanit nga Koçani me pretendimin se Gorani i fotografuar na qenka deputeti Artan Grubi edhe atë në protesta në Beograd kur Grubi ka qenë 21 vjeçar.

Zonja Ljubinka Manovska nga Koçani ka denoncuar këtë shpifje publikisht duke treguar identitetin e vërtetë të personit, ndërsa portali TetovaSot ka kontaktuar me personin në foto, Goran Divanisov Gake, i cili konfirmoi fotografinë e tij dhe theksoi që tashmë ai jeton në Danimarkë dhe ka braktisur Maqedoninë.

Ndaj këtyre shpifjeve ka reaguar edhe opinionistja Anita Latifi bashjē me qindra komentues në rrjetet sociale.

“Aj fshini e tërhiqni të gjitha ato postime e “lajme” me zbulimin e madh “Kush është në foto”. Mësohuni bre një herë e përgjithmonë se lajmi i rrejshëm është i rrejshëm dhe nuk bëhet i vërtetë sado që të keni qejf ju të jetë. NA LODHËT!

PS Edhe lajmi i rrejshëm duhet të të lërë pak hapsirë ta besosh, po ky sot as lajmit të rrejshëm nuk i ngjante.” shkruan Latifi.

Grubi ka demantuar shpifjet opozitare si të ulta dhe trilluese duke thënë madje që për herë të parë dhe të vetme në Beograd ka shkuar në vitin 2014 për ta përkrahur Shqipërinë në ndeshjen kundër Serbisë.