Në Maqedoni 35 për qind e qytetarëve konsiderojnë se korrupsioni është një nga tre problemet më të rëndësishme me të cilat po ballafaqohet shteti, tregon raporti më i ri i “Transprensi Interneshënëll” që u publikua sot.

Sipas raportit, më shumë korrupsion ka në shëndetësi, gjegjësisht 57 për qind e të anketuarve kanë thënë se kanë dhënë ryshfet. Nga ata të cilët kanë dhënë ryshfet, 28 për qind e kanë denoncuar rastin, ndërsa si arsye për shkak të së cilës nuk e denoncojnë ryshfetin, të anketuarit kanë theksuar se frikësohen nga pasojat.

Në raportin më të ri të “Transparensi Interneshënëll”, me të cilin janë prëfshirë 42 shtete nga Evropa e Azia Qendrore, thuhet se një nga tre personat konsideorjnë se korrupsioni është një nga problemet më të mëdha me të cilët ballafaqohet shteti i tyre.

 

Gjysma e qytetarëve në Evropë dhe Azinë Qendrore konsiderojnë se qeveritë e tyre pamjaftueshëm bëjnë për ulje të kësaj dukurie në sektorin publik. Autoritetet në Ukrainë, Moldavi, Bosnjë e Hercegovinë dhe Spanjë janë vlerësuar më ulët nga ana e qytetarëve të tyre.