Projekte të vlefshme edhe më shumë se 40 milionë euro nuk janë realizuar në energjetikë. Raporti i fundit i Entit shtetëror të Revizionit apo Auditit, ka konstatuar se në nëntë vite apo nga 2011 deri më vitin 2020, Elektranat e Maqedonisë kanë investuar shumë të mëdha të hollash në projektet energjetike që nuk kanë përfunduar dhe në pajisje që nuk është vendosur në përdorim. Për prokurimet publike të vlefshme edhe me dhjetëra miliona euro janë konstatuar dobësi në respektimin e procedurave ligjore, janë marrë kredi për projekte që kanë dështuar për të cilat janë paguar provizione, janë paguar mjete avans si dhe për konsulentë si dhe është blerë pajisje që akoma nuk po përdoret.

Sipas revizorëve shtetëror, për realizimin e projekteve dhe furnizimeve kanë nënshkruar marrëveshje me vlerë prej 21.5 milionë euro. Ky projekt ka të bëjë me Sistemin e integruar informatik të kompjuterizuar-BIS, si pajisje për përmirësimin e telekomunikacionit dhe rrjetëzimit, për sigurimin e mallrave nga sistemi i ndjekjes dhe matjes së sasive të qymyrit dhe matjes së aktiviteteve të mekanizimit në xeheroret Suvodoll dhe Brod-Gneotinë për nevojat e termocentralit të Manastirit, hidrocentralin Boshov Most-ndërtimi i pendës dhe formimi i akumulimit, përgatitja e projektit për Lukovo Pole, mendimet për studimet fizibiliti, dhe hulumtimet e tjera që nuk janë shfrytëzuar për realizimin e projekteve konkrete, dhe mjetet për fasadën e ndërtesës në Shkup.

Gjysma tjetër e kostos së harxhimeve për të cilat po shprehin vërejtje revizorët ka të bëjë me vetë punën e Termo Centralit të Manastirit.

Njëherësh nga ky institucion ka konstatuar se për 10 vite, nuk është realizuar as modernizimi si duhet i bllokut 1 të termocentralit në Manastir, përderisa janë realizuar harxhime prej 21 milionë euro. Pasi kompania gjermane e zgjedhur pasi nuk ka përfunduar në tërësi obligimin e saj për modernizimin e impiantit kryesor të prodhimit të rrymës në shtet, nga Elektro Ekonomia e Maqedonisë vetëm për ankesa, avokatë dhe kundër ankesa janë paguar mbi 20 milionë euro. “Pjesa më e madhe e shpenzimeve, apo 55 për qind janë harxhime për avokatë në përfaqësimin e procedurës së arbitrazhit dhe harxhimit që rrjedhin nga procedura e humbur, për të Elektro Ekonomia nuk ka pranuar rezervime të mjeteve. Njëherësh 39 për qind të shpenzimeve kanë të bëjnë me avansin e paguar dhe mjetet e kredisë që janë tërhequr për sigurimin e kredisë dhe 6 për qind të mjeteve është kompensimi apo provizioni i paguar për mjetet që nuk janë tërhequr por janë miratuar nga linja kreditore për financimin e këtij projekti”, thonë nga Enti Shtetëror i Revizionit.

Gjithashtu raporti i tyre ka konstatuar se sistemi i teknologjisë informatike është i vjetër më shumë se 20 vite dhe paraqet rrezik të madh për funksionimin normal si dhe mund të vështirësojë punën e kësaj ndërmarrjeje në pronësi të shtetit. Kompania është furnizuar me një pjesë të softuerit të ri, mirëpo ai akoma nuk është vendosur në funksion.

Vërejtjet e tjera të revizorëve janë edhe furnizimi me energjense pa dokumentacionin e nevojshëm, mungesa e nënshkrimit në mjetet materiale dhe jo materiale, rezervave si dhe mungon edhe sistematizimi i vendeve të punës dhe fletë pronësisë për tokën dhe objektet ndërtimore, mungon edhe fletë pronësia për ndërtesën e Elektro Ekonomisë në qendër të Shkupit.

Për më tepër me ndarjen dhe ristrukturimin e sektorit energjetik në vend, apo shndërrimin nga Elektranat e Maqedonisë në Elektro Ekonominë e Maqedonisë, akoma ekziston mos harmonizimi në kapitalin e regjistruar në Regjistrin Qendror, me një dallim prej mbi 23 milionë euro, për të vulat nuk janë dorëzuar dokumente të sakta, për shkak se vlera kontabiliste e regjistruar është zmadhuar. Andaj revizorët shtetëror rekomandojnë që ekzekutivi të ndërmarrë aktivitet për të dhënat që janë ofruar në evidencën kontabiliste.

Dobësi janë konstatuar në zbatimin e Ligjit për Prokurim Publik, ku ndër të tjera në pjesën e përcaktimit të vlerës së parashikuar të furnizimeve, dëshmimi i aftësisë së kërkuar me procedurë dhe përmbajtjen e specifikacionit teknik. Duke pasur parasysh se kjo shoqatë aksionare nuk ka obligim të zbatoj dispozitat e ligjit në rastet kur objekt i prokurimit është energjia ose derivatet për prodhim të energjisë, për realizim transparent të këtyre prokurimeve, ai shpall thirrje publike. Auditorët theksojnë nevojën e miratimit të procedurës për mënyrën e planifikimit dhe realizimit të thirrjeve publike për prokurimin e derivateve për prodhimin e energjisë elektrike.

Zbardhja e planeve të ardhshme për “Kodrën e Diellit – Tetovë” e cila është filial në kuadër të ELEM TOURS DOOEL Shkup, në drejtim të dhënies së saj me koncesion partneritetit publiko-privat apo shitje. Qëllimi i këtyre planeve është përmirësimi i kushteve në qendrën e skijimit, objektet akomoduese dhe zhvillimi i turizmit, si dhe gjendja financiare e ELEM TOURS DOOEL Shkup. Auditimi tregon se gjatë marrjes së vendimeve duhet të merren parasysh kreditë e dhëna deri më tani ndaj ELEM TOURS DOOEL Shkup, si dhe investimet e rëndësishme në periudhën nga viti 2012 deri në vitin 2020.

Një vështrim i veçantë në raport është dhënë për të përshkruar gjendjen në Elektro Ekonominë e Maqedonisë në lidhje me burimet e mundshme të prodhimit të energjisë elektrike, ku roli i saj në sistemin energjetik në vend, të hyrat që gjeneron nga shitja e energjisë elektrike, problemet me të cilat ballafaqohet, për sa i përket rezervave të qymyrit dhe çmimit të ofruar për energjinë elektrike nga furnizuesi universal, apo nga EVN. /koha/