Shkalla e papunësisë së të rinjve në Maqedoni është 52.9 përqind, e cila renditet e treta në listën botërore, thotë një studim “Papunësia e të rinjve në Maqedoni”, e kryer nga Fondacioni “Friedrich Ebert”, këtë vit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sondazhi, për më tepër,tregon se më shumë se 60 përqind e të rinjve mbi 18 vjeç mendojnë se është e vështirë për të gjetur punë në vend.

“Lidhjet personale dhe politike renditen në vendin e parë si faktorë për të gjetur punë dhe paga është faktori më i rëndësishëm për pranimin e punës. Shumica e të rinjve preferojnë të punësohen në administratën publike. Më shumë se 50 përqind mendojnë apo janë të gatshëm të largohen nga vendi, kryesisht për shkak të punësimit apo për të përmirësuar gjendjen financiare”, thuhet në studimin e fundit. /Telegrafi/