‘Sky News’ raporton se skuadra e Çellsit dhe Timo Verner kanë arritur marrëveshje në princip, për kalimin e sulmuesit nga Lajpcigu te blutë e Londrës. Mediat tjera raportuan Verner mund të kalojë te Çellsi, me një kontratë 5 vjeçare.

Sipas medieve gjermane, sulmuesi i Lajpcigut do të fitojë 10 milionë euro për sezon, ndërsa Çellsi do të paguajë 55 milionë euro për kartonin e lojtarit, dhe këtë do ta bëjnë para 15 qershorit, deri kur klauzola e tij është valide. Çellsi mposht Liveprulin në një garë ku ‘Reds’ besohej se ishin favoritët absolut.