Tashmë kur edhe afrohen zgjedhjet e 12 prillit, partitë politike edhe pse zyrtarisht nuk e kanë filluar fushatën, ata janë në aktivitete të përditshme. Nga ajo që vërejmë, lirisht mund të konstatojmë se në pozicion më të vështirë gjendet BDI-ja e Ali Ahmetit.

Javë më parë edhe ata   i filluan aktivitetet e tyre politike në vendbanimet shqiptare, mirëpo hasen në një bojkot masiv nga shqiptarët.

Edhe pse të menduara si takim i  kryetarit Ali Ahmeti me qytetarët jo çdo herë sallat e tyre janë të mbushura për dallim nga disa vite më parë, kur kishin me shumë mbështetës kësaj rradhë ngelin të boshatisura, ndërkohë që  takimet e Ziadin Selës janë plotë e përplot  dhe të tejmbushura nga shqiptarët që kërkojnë ndryshim.  Andaj, BDI e ndodhur në këtë situatë të pa lakmueshme, mbase edhe nga xhelozia ka angazhuar   të gjitha mediat  e paguara nga ata që të bëjnë çmos, për të zbehur këto takime të Selës. Rasti më eklatant ndodhi sonte në fshatrat e Kërçovës, ku në një takim me qytetarët  mediat e lartpërmendura kanë marrur disa foto nga kënde të ndryshme të së njëjtës klasë dhe e paraqesin sikur Ziadin Sela dhe partia e tij i mbartin njerzit nga një vendbanim në tjetrin për tu dukur gjoja sa më shumë
Fotot në vazhdim vërtetojnë se bëhet fjalë për të njëjtën klasë të të njëjtit takimi të shfaqur nga nga kënde të ndryshme.

 Këto veprime të orkestruar nga PR Qendra e  BDI-së, për t’i paraqitur edhe tjerët pa përkrahje, njejtë si puna e tyre, tregon qartë se BDI ndodhet në kohërat më të vështira që nga themelimi i saj dhe se edhe ata vetë janë të vetëdijshëm se 12 prilli do të jetë përfundimisht dita kur BDI do të marr dënimin e sovranit për të gjitha dështimet e qeverisjes së tyre. /Fol.mk