Me fillimin e zgjedhjeve fillojnë retorikat si dhe kërcënimet nga ana e disa liderëve.Ahmeti iu drejtua liderit të LSDM-së z.Zaevit se nuk kishte të drejtë të kërkojë votën e shqiptarëve, sepse u vonua 15 vite,tani ai po kërcënohet me ,,bombat,, me anë të të cilave do të bëj shpifje kundër Zaevit ,me qëllim që sëbashku me bashkëpuntorin e tij Gruevskin ta shpallin si tradhëtar të popullit maqedonas ndërsa si i padëshiruar dhe i dërguar për coptimin e votave shqipëtare.

Z.Ahmeti po harron se 15 vite me rradhë posedonte fuqi duke qenë pjesë e  qeverise në RM,mirëpo ai nuk bëri asgjë për shqiptarët.Çdo zgjedhje dëgjojmë premtimet e njëjta:Integrimi evropian i vendit, NATO dhe zyrtarizimi i gjuhës shqipe si gjuhë e dytë në Maqedoni. 

Dhe tani ai gjeti për të gjykuar nëse dikush ka të drejtë të kërkojë votat e shqiptarëve dhe misionin e ndokujt.

Ajo që Zaev vendosi të kthehet në drejtim të elektoratit shqiptar a është mëkat i madh?Jo, sepse një herë e përgjithmonë ne duhet të kuptojmë se shqiptarët e Maqedonisë dhe politikanët maqedonas kanë të drejtë për adresimin e tyre.

Nëse Ahmeti shpall ndonjë nga bombat ose jo, kush do të shqetësohet se? Votuesit me siguri jo.Atyre u intereson se cfarë do të ofrojnë politikanët që të jenë të vetëdijshëm dhe të mos bëjnë gabimet e së kaluarës.Kështu qe Ahmeti mund të vazhdojë me kërcënime si dhe premtime boshe.

Ne fund qytetarët do të vedosin se kush është tradhtarë e kush i padëshirueshëm.

Shkruan Ana Anastasovska e publikuar ne ,,Sloboden pecat,,