Sipas informatave të mediave serbe, kryetari i Serbisë dhe i Maqedonisë, Aleksander Vuçiq dhe Gjorgje Ivanov, në mbledhjen e liderëve të Ballkanit në Bërdo, janë dakorduar që rastin për pjesëmarrjen e agjentit serb, Goran Zhivaleviq në të “enjten e përgjakshme”, ta lënë që ta zgjidhin “shërbimet”, dhe njëkohësisht i kanë sulmuar kryetarët e Shqipërisë dhe Kosovës, Bujar Nishanin dhe HashimThaçin se promovojnë Shqipëri të Madhe.

“B92” shkruan se Vuçiq ka treguar se si së bashku me Ivanovin kanë shkëmbyer fjalë të rënda dhe të ashpra me kryetarët e Shqipërisë dhe Kosovës.

“Duhet të them se kryetari i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov në përgjithësi i ka përkrahur të gjitha argumentet të cilat i kam paraqitur dhe ishte shumë i mprehtë, kështu që dikujt i dukej se ne bëjmë bllok, Sërbia dhe Maqedonia kundër dy përfaqësueseve shqiptarë, që nuk ishte rasti”, ka thënë Vuçiq.

Sipas kryetarit të Serbisë, i gjithë diskutimi ka qenë i ashpër dhe i rëndë me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçin, por që së bashku me Ivanovin, qartë kanë treguar se çfarë është e vërteta e sjelljes së Prishtinës dhe në promovimin e Shqipërisë së Madhe.

Në takimin ku kryesorët ishin kryetari i Sllovenisë dhe i Kroacisë, Borut Pahor dhe Kollinda Grabar – Kitaroviq, ka marrë pjesë edhe kryetari i Republikës së Gjermanisë të Përbashkët, Frank Vallter Shtajnmaer, i cili ishte i ftuar special, pastaj edhe kryetari i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Shqipërisë, Bujar Nishani dhe anëtari i kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Dragan Çoviq.