Vendimi i Donald Tusk që deklaratën e tij në konferecë për shtyp së bashku në kryeministrin Zoran Zaev, ta fillojë në gjuhën maqedonase nuk kaloi pa u vënë re edhe nga mediat greke.
Një pjesë e mediale në Greqi theksin në tekstet e tyre e vendosën pikërisht në këtë veprim të kryetarit të Këshillit Evropian.
“Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk foli në gjuhën maqedonase gjatë deklaratave të përbashkëta me kryeministrin e IJRM-së, Zoran Zaev në Shkup, siç potencën edhe vetë BE-ja. Ky veprim i Tusk vjen në një kohë kur gjuha dhe identiteti i shtetasve të IRJM-së janë pjesë e “përçarjeve” që pengojnë negociatat midis Athinës dhe Shkupit. BE zyrtarisht njeh vendin tonë fqinj si ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”, njofton televizioni grek Sky.
“Z. Tusk, nga ana e tij, zgjodhi të bëjë deklaratë, duke përdorur gjuhën sllavo-maqedonase, idiomë kryesore e folur në IRJM, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Z. Zaev”, ka shkruar gazeta greke “Kathimerini”.
Mediat greke, përveç kësaj, kanë përcjellë edhe pikëpamjet e Tusk, por edhe të kryeministrit Zaev lidhur me perspektivën evropiane të Maqedonisë.