Helvetikët triumfuan 3:2 ndaj Serbisë, duke u kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës.

Xhaka e Shaqiri shkëlqyen sonte, madje ky i fundit edhe realizoi golin e parë të ndeshjes.

Pas fitores, gazeta më e madhe zvicerane, Blick i ka vendosur në ballinë këta të dy.

“Shaqiri shkëlqen, Xhaka e kap organin gjenital”, thuhej në titullin e Blick.