Fëmijët janë të ekspozuar ndaj diskriminimit, madje më shumë së të rriturit. Analiza e realizuar nga Ambasada e Parë për Fëmijë në Botë “Megjashi” tregon se 42 % e fëmijëve janë ndjerë të diskriminuar. Motivet më të zakonshme të diskriminimit janë mosha, gjinia, gjendja financiare e familjes, pamja fizike, pesha, ngjyrës së lëkurës, vendbanimi dhe stili i veshjes. Kjo analizë madje nxjerr në pah se një ndër motivet që prodhon diskriminim është edhe muzika që dëgjojnë fëmijët.

Psikologët konkludojnë se paragjykimet tek fëmijët shfaqen për herë të parë rreth moshës 3 vjeçare. Megjithatë, shton se paragjykimet natyrisht se nuk i krijojnë vet, por i përthithin ato që tashmë ekzistojnë në shoqëri.

“Me sa më pak paragjykime të jenë të ngarkuar, aq më të hapur do të jenë në komunikim me bashkëmoshatarët e tyre të kulturave, rajoneve dhe etnive të tjera. 01:38 Duhet t thirremi në eksperiencën e fëmijëve, eksperienca sociale. Duke filluar në familje, varësisht se si prindërit i edukojnë fëmijët e tyre, i edukojnë që të shoqërohen, të komunikojnë me të gjithë apo t’i shmangen disa kategorive të njerëzve. E dyta, çfarë modelesh mësojnë ata në shkollë. Çfarë promovon shkolla, dialogun, bashkëpunimin ndërkulturorë apo jo? Dhe e treta, mediat apo mjetet e komunikimit masiv, çfarë ato promovojnë? Rrjetet sociale çfarë promovojnë dhe kjo është një pyetje me rëndësi”, deklaroi Luzim Murtezani, psikolog.

Profesori Murterzani thotë se fëmijët favorizojnë më shumë raca apo shtresat, të cilat shoqëria i privilegjon më shumë. Sipas tij, sa më demokratik dhe i njëtrajtshëm të jetë raporti i shoqërisë ndaj racave, etniteteve, kulturave të ndryshme, aq më pak paragjykues do të jenë fëmijët.
Nga Megjashi njoftojnë se se diskriminimi shpeshherë haset edhe te fëmijët me aftësi të veçanta, prindërit e të cilëve e përjetojnë emocionalisht këtë diskriminim. Fatmirësisht ka edhe bashkëmoshatarë të cilën sillen me kujdes ndaj kësaj kategorie.

“Ka disa shembuj me fëmijët me aftësi të kufizuara, kur u kanë dalë në mbrojtje. Është shumë gjë e bukur kur fëmijët nga mosha 12 deri 17 vjeç e kanë të zhvilluar ndjenjën kujdesit për dikë që është më pak i pushtetshëm, apo më i dobët në ndonjë fushë të caktuar, duke u parashtruar pyetjen atyre që diskriminonin “ Si do të ndiheshe t’i nëse dikush do të sillej me ty në atë mënyrë?”, tha Jordanka Cerepnalkova-Trajkoska “Megjashi”.

Në bazë të analizës së “ Megjashit” të drejtat e fëmijëve më shumë respektohen në shtëpi, më pas në shkolla dhe në vendin ku jetojnë. 10% e fëmijëve të përfshirë në këtë studim kanë pranuar se kanë qenë pre e dhunës./Alsat