Shkruan Sulejman Mehazi

Përçarësi më i madh i opozitës shqiptare këto dhjetë vitet e fundit në RMV, s’është kush tjetër, përveç funksionari i lartë i Besës së Bilall Kasamit, Adnan Azizi.
Ai është fajtori kryesor e më i rrezikshmi i mos koalicionimit të partive opozitare shqiptare. Ai është fajtor për fitoret e fundit të BDI-së.

Gjatë Zgjedhjeve Parlamentare më 2016, zotëriu ishte fajtori kryesor i mos koalicionimit të ASH-së dhe Besës, ky mos bashkim ia dha fitoren e radhës BDI-së.

Përsëri gjatë Zgjedhjeve Lokale më 2017, ishte ai që tradhtoi ASH-në duke urdhëruar degën e Besës në Dibër për të votuar prefektin e BDI-së e jo të ASH-së.

Përsëri ishte shkaktari kryesor i përçarjes së partisë së tij, Besës, në dy grupe, duke kundërshtuar degën e Shkupit dhe sponzorin kryesor Adnan Ismailin, sa që dega e Shkupit ishte e detyruar të shkëputet e largohet nga Besa për të formuar partinë e Alternativës.

Edhe tani, gjatë Zgjedhjeve Parlamentare që do mbahen më 2020, Adnan Azizi qëllimshëm nuk hyri në koalicionin opozitar me ASH-në e Alternativën për t’u bashkuar me LSDM-në e Zaevit.

Të cekim edhe këtë se Adnan Azizi e Bilall Kasami i kanë shumë borxhe morale, intelektuale e partiake prof. Adnan Ismailit, i cili të dy i ka përkrahur shpirtrisht, materialisht e politikisht më shumë se fëmijet e vet.
Zotëri Adnan Ismaili jo vetëm që i përkrahu, por edhe i shkolloi, i financoi intelektualusht që të dy, edhe Adnan Azizin edhe Bilall Kasamin, po këta pa fije ndërgjegje ia kthyen shpinën profesorit të nderuar Adnan Ismailit.