Në emisionin Click Plus mbrëmë ishte i ftuar Remzi Mehmedi nga Aleanca për Shqiptarët i cili deklaroi në vazhdimësi: Duhet gjërat të folen në mënyrë kronologjike. Aleanca për Shqiptarët në rrugëtimin e saj për integrimet euroantlatike ka treguar seriozitet dhe përkrahje, këtë e dëshmuam në formimin e Qeverisë por dhe tek akti i Referendumit ku e përkahëm. Mehmedi deklaroi se Referendumi si akt në një farë mënyre e dëmtoi situatën politike, tani VMRO-ja nuk tregohet korekte duke thënë se ata që bojkotuan janë antarë të asaj ndërsa dhe LSDM-ja bën politikë duke thënë se votat në Referendum janë vetëm të atyre e jo të partive opozitare. Ai deklaroi se Qeveria nuk i dha mjete adekuate Aleancës për Shqiptarët për fushatën në Referendum, dhe me ato tendenca përsëri Aleanca ia doli mbarë për të bërë fushatë.

Çështja e Amnistisë sipas Mehmedit po len njollë të zezë në këtë periudhë postreferendumit. Andaj sduhet të amnistohet anjë që shkel ligjin.