Remzi Mehmedi kryetari i degës së Kërçovës nga radhet e Lëvizjes për Reforma Partia Demokratike Shqiptare i ftuar në emisionin Nën Thjerzën e Uskanës në TV-Uskana ka deklaruar se LR-PDSH-ja në qytetin e Kërçovës është e gatshme për zgjedhje dhe është e gatshme për cdo sfidë. Mirpo ajo çka vlen të thuhet për komunën e Kërçovës nuk mjafton vetem ajo qe ne jemi të gatshëm duke marë parasysh specifikat shumëdimensionale të Kërçovës, dhe realitetin e rij politik të Kërçovës duhet të gjithë aktorët dhe faktorët politik dhe jopolitik në Kërçovë të uelemi dhe të gjejmë një zgjidhje sa më adekuate me qëllim që komuna e Kërçoves mos humbet nga menaxhimi shqiptar.

Mehmedi si bashkpunim me qëllim që komuna e Kërçovës të udhëhiqet përsëri nga shqiptarët ka ofruar kopjimin e modelit të tyrezës së përbashkët, tryezë kjo që u orgnizua nga subjektet politike shqiptare ne nivel qendror. Ai më tej shtoj se pasi kjo u arit në nivel qendror pse mos arihet edhe në nivel lokal në qytetin e Kërçovës që të zhvillohen takime mes grupeve ta partive politike, ku përveç grupeve të partive politike në këtë tryezë, grup të ketë edhe diaspora dhe etnikumet tjera si romët dhe turqit pasi edhe ata luajnë një rol ne percaktimin e fitores.