Nënkryetari i ASH-së njëherit kryetar i shtabit zgjeshor, Remzi Mehmedi ishte i ftuar sonte në emisionin debativ Click Plus TV 21 ku u debatua kryesisht për zgjedhjet e ardhëshme parlamentare dhe situatën politike në RMV në përgjithësi.

Mehmedi ka deklaruar se nuk mund të quhet kandidat konsensual sepse do të duhej të zgjidhet në parlament, atë që e kërkoi ASH tërë kohën.

Këta të BDI-së tërë kohën e mohuan Pendarovskin dhe LSDM në v. 2014 ndërsa sot tentojnë të na e paraqesin si kandidat gjoja konsensual.