Remzi Mehmedi, nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe njëherit shef i shtabit zgjedhor të kësaj partie, po diskuton rreth zhvillimeve politike në vend në emisionin Rruga Drejt. Ai ka replikuar deklaratat e Izet Mexhitit ku thotë që Blerim Reka ka marrë vota tek komunat maqedonase. Sipas Remzi Mehmedit me këto deklarata Bashkimi Demokratik për Integrim votat në Veles, Prilep, Dollnen, Manastir, Rensnjë që vijnë nga shqiptarët, i quan vota maqedonase. Remzi Mehmedi gjithashtu fushatën e BDI-së ndaj Blerim Rekës e cilësoi si një fushatë të egër, dhe të mbushur me shpifje të ndryshme.

Sipas Mehmedit, deligjitimimi i BDI-së ka filluar që nga 2011, gjithashtu edhe në 2016, por tani në vendbanimet shqiptare e njëjta parti ka vulosur humbjen. Ai ka thënë se BDI-ja është deligjitimuar në çdo qytet ku jetojnë shqiptarët, dhe këto zgjedhje BDI-ja ka shumë më pak vota. Ai përsëri ka shprehur replik ndaj Mexhitit, duke thënë se mos marrja pjesë në zgjedhje është ndëshkim ndaj pushtetit, dhe gjithashtu ka thënë se funksionar të BDI-së kanë bërë fushatë që disa njerëz të mos dalin, sepse votat do shkonin në konto të Rekës..

Gjithashtu Remzi Mehmedi ka përsëritur që pushteti ka humbur në çdo vendbanim shqiptar me rezultat 3me1, dikund edhe 4me1 dhe kështu që BDI-së i merret kredibiliteti për të folur në emër të shqiptarëve. Remzi Mehmedi tha që fitore për Aleancën për Shqiptarët është që vota shqiptare nuk rrjedhoi te partitë maqedonase dhe se i dhanë shqiptarëve një kandidat profesional. Në aspektin numerik, nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët tha se votat janë vendimtare dhe janë të rëndësishme për zhvillimet politike në raundin e dytë.

Remzi Mehmedi, tha që sipas një logjike të Izet Mexhitit i bie që BDI-ja të ketë 0 vota. Ai tha se edhe votat që kanë shkuar drejt Blerim Rekës kanë qenë një mos dëgjim ndaj thirrjes së Ali Ahmetit dhe Bashkimit Demokratik për Integrim.