Nënkryetari  i ASH-së, Remzi Mehmedi  gjatë debatit të sotëm në Rruga drejt, në temën rreth koalicioneve ka  sfiduar homologun e ti nga BDI-ja Izet Mexhitin, duke i sugjeruar që ashtu siç bëri ASH me koalicionin me Alternativën, të bëjnë edhe ata një hap drejt fuqizimit të votës shqiptare duke krijuar një bllok të përbashkët me partitë e vogla që edhe ashtu i shërbejnë  BDI-së. Me këtë edhe ashtu do të ndërpritej zhargoni i juaj se nuk kemi nevojë për shumë parti  që e dëmtojnë fuqinë politike shqiptare tha Remzi Memedi, Izet Mexhitit të BDI-së.

“Ju bëj thirrje juve të BDI-së, të ndërmerrni hapa konkret dhe të ofroni rreth vetes
subjektet tjera më të vogla që të krijojmë dy blloqe, ne e kemi bërë një hapë duke arritur një koalicion me Alternativën, tani është mirë edhe BDI të ndërmarr hapa konkret dhe jo të ankohet tërë kohën”tha Memedi në rruga drejt. /fol.mk