Abdulla Mehmeti

Shteti parti (pushteti i tipit komunist, autokratik, diktatorial) ka vdekur qëmoti, pse duhet të jetojë ende në kokat e disa politikanëve shqiptarë?

Deklarata e kryetarit të sapozgjedhur të Komunës së Çairit (shqiptar):

,,Çairi është bastion i partisë dhe i vizionit të liderit të saj.”

Afër 43% e qytetarëve të kësaj komune janë me përkatësi tjetër etnike, ndërsa në pjesën prej 57% që e përbëjnë qytetarët shqiptarë të kësaj komune, mbi gjysma e tyre kanë bindje të tjera partiake, të ndryshme nga kryetari i sapozgjedhur i komunës së tyre.

Deklarata e kryetarit të sapozgjedhur të qytetit të Shkupit (maqedonas):

,,Zotohemi se do të punojmë në interes të të gjithë qytetarëve, me përgjegjësi, transparencë dhe llogaridhënie.”

Kiro Gligorov (ish president shteti, maqedonas):

,,Maqedonia (shteti, atdheu) është gjithçka që kemi“ (titulli i veprës së tij).

Shumica e politikanëve (shqiptarë):

,,Partia është gjithçka që kemi, sepse atdheun e kemi shitur qëmoti!”

(14.11.2017)