Zonja e Parë e Amerikës ka ngritur një padi kundër gazetës britanike Daily Mail për prishjen e reputacionit të saj. Raportohet se gazeta ka botuar një lajm sipas së cilës Zonja e Parë e Amerikës, dikur ka qenë një prostitutë. Pas publikimit të lajmit, Melania Trump e ka hedhur menjëherë në gjyq tabloidin britanik.
Sipas Daily Mail, Melania Trump kur ka punuar si modele në rininë e saj, bënte njëkohësisht edhe eskortën e seksit. Mesa duket ky lajm i ka kushtuar shumë Daily Mail, pasi Melania Trump i ka kërkuar një dëmshpërblim prej 150 milionë dollarësh.