Të jesh Zonja e Parë në Shtetet e Bashkuara nuk është pak, ndaj gjithë vëmendja për Melania Trump është tërësisht e justifikuar. Ish-modelja, ka rrëfyer në një intervistë për “Vanity Fair” të Meksikës, (vend i cili është në konflikt me bashkëshortin e saj për shkak të murit) se ajo ka gjithmonë mbështetjen e Donald Trump.

“Huffington Post” ka cituar bashkëshorten e Presidentit Amerikan, e cila ka thënë gjatë intervistës se, “Donald më mbështet shumë. Sa herë që i them se do të bëj një banjë, apo një masazh ai nuk kundërshton kurrë”.

Ajo ka terhequr gjithashtu vëmendjen se ka pozuar në kopertinë duke i kapur bizhutë e saj të shtrenjta si makarona me pirun.

melo_0