Koment i redaksisë:
Po e filloj me nji fjalë popullore ,,mos paç punë shko argat“, sepse kështu po ngjanë kjo puna e partive të vogla dhe të këtyre që po formohen çdo javë.
Argat të tillë, që për fat të keq, te ne shqiptarët si popull i varfër e i stërlodhur, i nënçmuar dhe i pëçarë, po na shtohen për çdo ditë. Por, fatkeqësia më e madhe është kur këta argat marrin mundin tu kamufluar si patriot, e që duan ta ndihmojnë shqiptarinë në Maqedoni.
Ku ishin këta zotëri të djeshëm, argat të sodit, kur për 20 vite, kundër këtij populli janë bërë vrasjet më të tmershme, vjedhjet e burgosjet, maltretimet e nënçmimet si dhe përbuzje e po këtij populli që me gjakë e ka mbrojtur Ali Ahmetin. Ata, atëher heshtnin, njëri nga Tirana duke parë ”ëndra” shkruante kohë pas kohe nga ndonjë komunikatë, sa për tia mbrojtur pozicionet Ali Ahmetit para maqedonasve! Poashtu, edhe tjetri, tre ditë ministër, e më pas biznismen, po nga Tirana edhe i inspiruar nga ”ëndrat”e tij, kohë pas kohe tregonte se ishte gjallë nëpërmjet ndonjë statusi në fejsbuk dhe sikur paralajmëronte rolin e tij të ri, të ”melaqes” së Ali Ahmetit, në një kohë, kur melaqja e vërtet e këtij të fundit, vërtet për disa vite kishte qenë populli, e që tashmë ia ka kthyer shpinën.
Si duket pas gjithë këtyre ngjarjeve, tashmë edhe vetë Ali Ahmeti e ka kuptuar se nuk është populli, ai që vazhdon ta mbroj atë, pasi ka kohë, që që ky popull i vuajtuar ka filluar tia tregoj shpinën. Andaj Alia, si i hutuar është në vrap të angazhimit të ,,Melaqeve” të reja për ta mbrojtur atë, bashkë me 40 hajdutët e tij, sepse e din se ai që e mbrojti në zgjedhjet e fundit lokale, e ka vështirë ta mbroj veten e tij, e jo më Alinë me kompany, prandaj i duhen ”melaqet” e reja ku shpreson që edhe kësaj rradhe në shpinë të tyre të kaloj e”urrën e siratit”, që e ka shumë frikë.
Po kush janë këto ,,Melaqet” e reja që kanë marrë mbui shpatulla misionin për ta mbrojtur Ali Ahmetin nga populli. Një gjë është e sigurtë se edhe këta do të thirren ,,në emër të “poullit” me një ,,Memorandum” për “Drejtësi dhe shtet”. Këta ,,melaqet” kanë edhe emra, por kanë dhe rolet e tyre sipas kontratës që ju ka dhënë ,,Ali Baba” dhe e përbashkëta e tyre është PËRÇARJA E SHQIPTARËVE sepse vetëm në këtë mënyrë e shpëtojnë dhe e mbrojnë Ali Ahmetin.
Në vitin 2016 kjo detyrë iu besua Vesel Memedit, për të cilën edhe u shpërblye me postin e nënkryetarit të Parlamentit edhe atë me vetëm 1500 vota, falë manipulimit që ju bëri gostivarasve duke future në lojë djalin e një dëshmori të ngjarjeve të përgjakshme të 97.
Andaj, duke vlerësuar të sukseshëme miosionin e parë, tani më Alia ka angazhuar shumë “Vesel Memeda”!
Po kush janë vallë Vesel Memedat e ri të 2018-s, që duhet ta mbrojnë Ali Ahmetin më 2019.
Nismat e fundit për formim të subjekteve të reja politike si ajo e Gafur Adilit-Kërçovës, njeriut manipulant që dikur i shërbente një far AKSH-je të famshme, ajo e Xhelil Bajramit të Gostivarit, e që i ka hyrë vetja në qejf, me atë se tre ditë kishte qenë ministër i një “ministrie koti” nuk janë asgjë tjetër përveç se ,,melaqet” e reja të Ali Ahmetit që kanë marrë mbi supe, një detyrë për ta mbrojtur atë, ashtu siç mbrojti sukseshëm “melaqja”e 2016, Vesl Memedi.
Si duket, ky rol i “melaqes” vazhdon të jetë i pëlqyer, edhe nga shumë aktorë të tjerë, Kurse si më të veçuar ditëve të fundit, nuk mund ta lemë pa përmendur edhe Afrim Gashin, njeriun që jo më larg se dje kishte guximin të thoshte se : ,,Më mir të vdes se të ulem në një tavolin me Ali Ahmetin” , ndërkaq sot, po i njejti duket se i shkojnë “ligat” për tu ulur bashkë me Ali Ahmetin në një tavolin, në qeveri
Këta janë janë pra, me pak fjalë “Vesel Memedat” e së ardhmes në rolin e melaqeve që kanë për mision ,,PËRÇARJEN E SHQIPTARËVE” sepse vetëm në këtë mënyrë e shpëtojnë dhe e mbrojnë Ali Ahmetin.
© fol.mk