Kryetari i RDK-së Vesel Memedi sonte ka qenë i ftuar në emisionin Click Plus në TV 21 Maqedoni, ku temë e debatit  ishte Platforma shqiptare  dhe përmbushja e kushteve  për të hyrë në Qeveri.

 Në pyetjen e moderatorit  se a kanë filluar takimet ndërmjet Aleancës për shqiptarët dhe LSDM-së, z, Mehmedi tha se do doja të ilustroj më mirë se si njihen  raportet familjare jo vetëm  të shqiptarëve por edhe të popujve tjerë të Ballkanit. Ne jemi munduar  maksimalisht që në kuadër të “familjeve” tona që të zgjedhim  “Kryeplakun”, kryefamiljarin , duke aluduar në Ali Ahmetin.Kjo është bërë  me qëllim që ai kryefamiljarë të mundë të kujdeset ,  edhe per  financat, ekonominë, zhvillimin , po edhe për problemet e ndryshme që mund të paraqiten në “familje “,si brenda po edhe jashtë saj Edhe skena politike është e ngjashme me të zgjedhurit e liderëve të partive politike, duke zgjedhur kryefamiljarë nga më të mirët që i kemi në partitë politike shqiptare.. Ndërsa sa i përket pyetjes së parashtruar nga moderatori se  kush është kryeplaku, Vesel Memedi u përgjigj. “ Zgjedhjet mbaruan me 11 dhjetor dhe sovrani i zgjodhi përfaqësuesit e vet në parlament dhe besoj se ka ardhë momenti që populli do duhet në një farë mënyre të “pushoj” nga kjo politikë e madhe që ka kapluar tërë shoqërinë tonë, ndërsa sa i përket “Kryeplakut”, kjo është shumë e qartë se kryeplak është Ali Ahmetin dhe këtë nuk e ben Aleanca për Shqiptaret po jane vete shqiptaret që me 11 dhjetor votuan BDI-në.,Këtë  edhe Lëvizja Besa e ka pranuar me vetë nënshkrimin e Platformës shqiptare.

© fol.mk