Politologu Deniz Memedi ka përshëndetur vendimin e LSDM-së për të garuar në Komunën e Likovës me kandidat shqiptarë, transmeton Zhurnal.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se që të balansohet barometri i votuesve për një koncept qytetar, atëher LSDM në Kumanovë nëse jo me kandidat për kryetar komune, atëherë të garojnë me bartës liste për këshilltar komunal me kandidat shqiptarë.

Më poshtë e keni statusin e plotë të Memedit:

“Hap historik për tu përshëndetur i LSDM-së me kandidim me kandidatë shqiptar në komunën e Likovës. Por, për tu kryer puna me sukses deri në fund, dhe të balansohet Barometri i votuesve për koncept qytetar, dhe në Kumanovë nëse jo me kandidat komune, të del me bartës liste shqiptar për këshilltar komunal nga rradhët e LSDM-së”, ka shkruar në Facebook, politologu Memedi.