Jorge Mendes pretendon se ende nuk ka ardhur më e mira nga Cristiano Ronaldo, ndërsa shton se sulmuesi i Juventusit do ta kalojë legjendën Pele si golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit.

Ronaldo shënoi golin e 700-të në karrierë gjatë humbjes së Portugalisë 2-1 ndaj Ukrainës të hënën dhe agjenti i tij përsëriti besimin e tij se numri 7 është lojtari më i mirë në historinë e futbollit.

“Numrat e tij nuk gënjejnë dhe ndriçojnë mënyrën dërrmuese të rekordeve të Cristiano Ronaldos, që e lartësojnë atë në kategorinë e lojtarit më të mirë në historinë e futbollit, me një ndryshim të madh në krahasim me të dytin [më të mirë] për të gjitha që arriti me klubet e ndryshme që përfaqësoi, qoftë në Angli, Spanjë apo tani në Itali dhe gjithashtu me ekipin kombëtar Portugez”, ka thënë fillimisht Mendes për Tuttusport.

“Fakti është se me Cristiano Ronaldon, Portugalia tashmë ka luajtur në tre finale, duke fituar dy prej tyre”.

“Cristiano ka arritur majën e rëndësishme të 700 golave, por nuk kam dyshim se ai do ta tejkalojë Pelen si golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit, dhe ai do ta bëjë atë me Juventusin”.

“Në fund të fundit, 68 gola nuk janë shumë për këtë të jashtëzakonshmin Cristiano Ronaldo. Gjithashtu jam i bindur që më e mira e tij nuk ka ardhur akoma”, përfundoi agjenti i njohur.