Ngjyrat artificiale janë shumë të dëmshme dhe njerëzit mendojnë që po ia arrijnë t’u shmangen. Megjithatë, nuk është kështu, sepse atë ngjyrë përmbajnë edhe ushqimet e shëndetshme.
Kohëve të fundit gjithnjë e më shumë njerëz i kushtojnë kujdes ushqimit të shëndetshëm ushqimit të shëndetshëm, me siguri edhe ju bëni pjesë ndër ta.
Sado e frikshme të duket, në fakt, ajo që nuk e dini është që edhe ushqimet e shëndetshme mund të përmbajnë ngjyra artificiale. Më poshtë, po iu sjellim një listë me disa prej këtyre ushqimeve që mendojmë se janë të shëndetshme, por në fakt nuk janë…
Kjo është lista e artikujve ushqimorë në të cilën shtohen ngjyrat artificiale.
Salmoni i tymosur
Ngjyra e zjarrtë rozë, me të cilën njihet salmoni, nuk është gjithmonë natyrale. Ka prodhues të cilët përdorin kombinimin e ngjyrës së kaltër, të verdhë dhe të kuqe në prodhimet e veta të mishit të peshkut, në mënyrë që filetat të duken më atraktive.
Drithërat
Në këtë rast nuk bëhet fjalë vetëm për drithëra të larmë të cilat u dedikohen fëmijëve. Gjurmët e ngjyrës së kaltër dhe të kuqe janë gjetur madje edhe në këto prodhime nga drithërat e plota për të rriturit.
Sigurisht që tërshëra është e shëndetshme, por fakti trishtues është se shumica e produkteve ‘granola’ kanë të shtuar mjaltë, fruta të thata, çokollatë, patate të skuqura me gjalpë kikiriku dhe madje edhe pluhur kosi.
fruit-bottom-yogurt-landscape
Jogurti i pemëve
Jo vetëm që jogurtët e i pemëve shpesh kanë më shumë sheqer se një simite, por zakonisht janë të ngjyrosur me ngjyra artificiale. Disa lloje frutash kanë po aq kalori dhe yndyrë sa edhe një çantë me patatina.
Sapo “t’ia hiqni maskën” do të zbuloni se “fruti” është thjesht i koncentruar apo i zhytur me sheqer misri plot fruktozë dhe sheqerna të tjerë.
Salcat për sallatë
Madje, edhe salcat të cilat kanë ngjyrë të bardhë shpesh përmbajnë sasi të caktuar të ngjyrave artificiale. Kjo pothuajse ka të bëjë me variantet me shije pemësh.
Lëngje frutash të parapërgatitur
Këto lloj lëngjesh në shishe kanë po aq kalori sa një hamburger dhe më shumë sheqer! Shumica e lëngjeve kremoze të frutave nuk përdorin frutat e plotë, por vetëm lëngun e tyre.
Zakonisht në këto lloj lëngjesh përdoren ngjyra artificiale, ëmbëlsues të shtuar dhe shurup misri me shumë fruktozë.
Kastravecët turshi
Përse kastravecët të cilët në shtëpi i bëni turshi kurrë nuk duken si ata që i blini në dyqane? Për shkak që shpesh u shtohet ngjyra, në mënyrë që të duken sa më të gjelbër.
Patatinat prej perimeve
Nëse i blini të paketuara, duhet ta dini se më shumë se sa për perime bëhet fjalë për perime të ngjyrosura. Ato zakonisht përmbajnë të njëjtën sasi të yndyrës dhe kripës si patatinat e zakonshme.
Nëse blini këto lloj patatinash, kini kujdes të merrni ato që kanë të listuar në etiketë perimet si përbërës të parë.