Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi sot ka bërë homazhe te varri i ish-kryetarit të PDSH-së, Arben Xhaferi, me rastin e 10 vjetorit të vdekjes së tij.

“Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi sot në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të PDSH-së, Arben Xhaferi, bëri homazhe te varri i tij në varrezat e qytetit në Tetovë”, njoftojnë nga PDSH.