Sot mbushen shtatë vjet nga vdekja e ish-kryetarit të PDSH-së, Arbër Xhaferi. Ai u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, pasi vuante nga sëmundja e Parkinsonit, e cila ishte edhe arsyeja e tërheqjes së tij nga politika.

Ishte deputet i Parlamentit të Maqedonisë që nga viti 1994, ku synonte krijimin e një sistemi dy dhomësh në institucionin ligjvënës.

Është një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, por me zvarritjen e zbatimit të saj, ai synonte një marrëveshje të re midis shqiptarëve dhe maqedonasve.

Arbër Xhaferi u lind në Tetovë më 24 janar 1948. Ka punuar në redaksinë e Kulturës të Televizionit të Prishtinës dhe në fillim të viteve 90-ta ishte rikthyer për të jetuar në Tetovë, ku në vitin 1994 themeloi Partinë për Prosperitet Demokratik Shqiptar, e cila më pas ndryshoi emër në Partia Demokratike Shqiptare.

Në këtë përvjetor të 7 të ndarjes së tij nga jeta, homazhe në varrin e tij ka bërë kreu i PDSH-së , Menduh Thaci.

“Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, sot në shtatë vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të PDSH-së Arbën Xhaferri, bëri homazhe tek varri i tij në varrezat e qytetit në Tetovë”, thuhet në njoftimin e shërbimit për informim të PDSH -së.