Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi për herë të parë ka marrë pjesë si mysafir në “Rruga drejt” të Televizonit Alsat-M, televizionit që dikur e quante antishqiptar dhe “Alsat makedonski”. Pjesëmarrjes së tij në këtë emision nuk i ka paraprirë ndonjë sqarim për publikun se a mendon ende që ky medium është antishqiptar dhe “makedonski” siç e quan ai, apo tani që ndjehet i rrezikuar nga delegjitimimi politik i tij, do të thejë të gjithë “kriteret” duke na befasuar edhe me ndonjë deklaratë të tipit “BDI është parti kombëtare”.
Gjatë emisionit Thaçi u shpreh që mes PDSH-së dhe BDI-së ka pikëputhje politike, duke harruar që dikur këto dy subjekte nxitnin anëtarësitë e tyre për ushtrim të terrorit dhe dhunës ndaj palës së kundërt. Me siguri, arsyeja e ndryshimit të këtyrë qëndrimeve janë partitë e reja opozitare, që kanë shqetësuar këto dy liderë vazal të Gruevskit dhe kushëririt të tij Mijalkov, sa që janë të gatshëm të bashkëpunojnë por edhe të gjejnë pikëputhje ashtu sic thotë Thaçi.
Gjatë emisionit, Menduh Thaçi ka pranuar tërthorazi edhe një fakt tjetër, që partinë e ka pronë private dhe është shumë i hidhëruar që dikush ia ka marrë mallin e tij, duke aluduar në Ziadin Selën, i cili ka arritur që të ia merr pjesën më të madhe të anëtarësisë së PDSH-së.

©fol.mk