Partia Demokratike Shqiptare në vazhdën e takimeve me aktivin e partisë, organizoi takime me aktivistët e saj në Resnjë, Manastir dhe Ohër, ku diskutoi për situatën parazgjedhore. Takimi qëndror u mbajt në Ohër. Kryetari Thaçi ne fjalen e tij premtoj se shqipetarët pas këtyre zgjedhjeve me fitoren e PDSH-së, do të çlirohen nga represioni ekonomik dhe ai politik.

”Ne do t’i përmbahemi platformës politike të PDSH-së dhe atë do ta mbindërtojmë me dy elemente: Lirimin e shqiptarëve nga të gjitha borxhet publike dhe Rishqyrtimin e të gjitha proceseve të montuara politike” – tha Thaçi.

Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi zgjodhi pikërisht Ohrin për të folur për procese të montuara politike përshkak se ai mendon se shqiptarët e Ohrit, nuk i ndjekin lajmet e Maqedonisë por të Shqipërisë dhe se nuk e dijnë që për të liruar nga burgu shqiptarët e montuar në procese politike duhej të votohet Ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve, të cilën nuk e votoi as BDI-ja. Kontradiktat në fushatën zgjedhore 2016 do të jenë dukuri e përditshme, kur dihet se sa thellë janë të zhytur në tradhti BDI dhe PDSH gjatë procesit të negociatave të Përzhinos dhe mos votimi i disa ligjeve ne Parlamet, të cilat kanë qenë kërkesë e faktorit ndërkombëtar për ta demokratizuar vendin.