Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi pas takimit me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë, Johanes Hajndëll  deklaroi se nuk beson se përpjekjet e eurokomisarit Hajndëll do të japin rezultat të suksesshëm. Ai tha se kthimi i qeverisë e ka komplikuar tejmase situatën

Thaçi theksoi se nuk beson se do të ketë takim liderësh dhe siç thotë ai nuk dëshiron të diskutojë për pika që veçse i kanë diskutuar në suaza të Marrëveshjes së Përzhinës.