Sot në selinë e PDSH-së në Tetovë, kreu i saj Menduh Thaçi ka pritur në takim kreun e Lëvizjes Besa (Krahu i Shkupit) Afrim Gashi, me çka konfirmohet edhe lajmi i Agjencisë së lajmeve Zhurnal ku treguam se sot pritet një takim mes këtyre dy kryetarëve të partive shqiptare.

Temë e bisedimeve në takimin mes Thaçit dhe Gashit kanë qenë çështja e shqiptarëve të Maqedonisë, koordinimi i të gjitha partive shqiptare tash e tutje si dhe koncenzusi që ka të bëj me problemet që i tangojnë tashmë shqiptarët në Maqedoni.