Shkruan Qenan Aliu

Miq të dashur, … Siç edhe shkruajtëm , Menduh Thaçi mbrëmë tregoi sens lidershipi gjatë prononcimit për pranimin e rrezulltateve.

Thaçi , pa dyshim se ndjehet i lodhur. Kemi theksuar që më parë , ishte promotori në partinë e tij që MBIJETOJI në politik mbi njëzet vjet si frakcion politik i vetëm në Ballkan. Kaq gjatë asnjë frakcion politik nuk ka mundur të rrezistojë në skenën politike.

Zgjedhjet me shumicë nuk arriti asnjëherë që ti fitojë , por ai me partinë e tij së pari në krye me të ndjerin Arben Xhaferi, pastaj vet në krye të saj ariti të mbijetojë . Sigurisht në politikë më lehtë është të jetosh i akomoduar në pushtet sesa të mbijetoshë si opozitë. Për mbi njëzet vite pati katër vite pjesmarje në pushtet qendrorë dhe pak mandate në disa pushtete lokale .

Me të gjitha të metat dhe aftësitë, Menduh Thaçi është fenomen për tu analizuar për të gjithë ate çka bëri për të mirën e shqiptarëve dhe kuptohet pa anashkaluar edhe shum gabime taktike dhe gabime të formave të ndryshme.

Sigurisht nga kjo distancë Thaçi edhe mundë të ketë justifikimet e veta për këtë rrugëtim mbi dy dekada në skenën politike.

U nënkuptua se Menduh Thaçi edhe do ta ofroj dorëheqjen nga posti i liderit së shpejti , sigurisht sa të skenojë transformimin në parti. z. Menduh Thaçi ju jeni më shumë i mirë sesa i keq , gjithsecili nga ne jemi me të metat tona.

THAÇI me mirkuptim për ate që të kam kritikuar dhe mbështetur nga njëherë, gjithmonë kam pasur për synim për rreflektimin tuaj e asgjë më tepër . Falemnderit z. Thaçi !