Kryetari i PDSH-se Menduh Thaçi sonte ka qenë i ftuar në emisionin ZigZag në TvArt. Në pyetjen e gazetarit se çka mendon për shqiptarët në LSDM, Thaçi ka thënë: Se ajo është e drejtë e tyre se ne jetojmë në demokraci dhe ata kanë dalë hapur por më interesante më vjen sipas Thaçit është kur BDI thotë mos votoni LSDM-në ndërsa aderimi i shqiptarëve në LSDM ka ndodhur pikërisht si rezultat i politikave të Ali Ahmetit, BDI ka degë në Koçan, Veles, Strumicë, ata kanë Kole Dijamanta, Vançen.

Në pyetjen e gazetarit nëse PDSH fiton zgjedhjet çfarë do të bëjë së pari Menduh Thaçi, ky i fundit thotë se ai do të jetë zv/kryeministër i vetëm me të drejtë veto për çdo gjë rreth shqiptarëve dhe zgjidhjen e emrit të të Maqedonisë./shqipmedia