Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sot në mëngjes në selinë e qeverisë zhvilloi një takim pune me Kryeministrin e vendit, Zoran Zaev.

Me siguri ky takim është mbajtur që të dakordohen për Rikonstruimin e Qeverisë të cilën vet kryeministri zaev e paralajmëroi se mbaron të premten, ndërsa javën e ardhshme pritet të votohet Qeveria e re. Kryeministri Zoran Zaev ndonëse nuk bën të ditur emrat e ministrave të rinj thotë se pas votimit në Kuvend, organi ekzekutiv do t’i përkushtohet ndryshimeve nëpër drejtori.

PDSH është pjesë e qeverisë që nga viti i kaluar dhe pritet gjat rikonstruimit të qeverisë të forcojë pozitat e saja në qeveri. /Tv Koha/