Pastrimi i frigoriferit kërkon të veprosh me radhë. Në fillim e boshatis, pastron gjithçka dhe pastaj i vendos ushqimet në vendin e duhur, që nuk është gjithmonë ai që di ti. Ky artikull shpjegon gjithçka.

Hapi i parë: Boshatis dhe pastro

Zbraze frigoriferin. Hiqi të gjitha produktet dhe hidh ato që janë skaduar, shkruan revista Class.

Pastro skarat. Nxiri të gjitha raftet dhe pjesët e brendshme dhe përgatit një pastë me gjysmë sasi sodë buke dhe gjysmë ujë të nxehtë dhe aplikoje atë me furçë dhëmbësh në cepa dhe në shufrat e rafteve. Duhet ta përziesh mirë pastën. Fërko të gjitha anët me një sfungjer të zhytur në ujë të ngrohtë me sapun. Shpëlaji dhe fshiji.

Pastro shtresën poshtë ngrirjes. Nëse frigoriferi ka një pjesë që hiqet poshtë ndarjes së akullit, zhyte atë për pak minuta në ujë të ngrohtë me sapun, fërkoje me sfungjer dhe pastaj shpëlaje.

Pastro pluhurin. Vendosi furçën fshesës me korent, ose merr një furçë të thjeshtë dhe pastro pluhurat pas frigoriferit. Fshi skarën, sidomos poshtë, me një copë të thatë për të hequr pluhurin e ngjitur.

Hapi i dytë: Rivendos

Vezët qëndrojnë më mirë aty ku temperature është më e qëndrueshme, në raftin e mesit. Mbaji në kartonët e tyre, mos i vendos në mbajtësen e frigoriferit.

Qumështi duhet të rrijë lart ose poshtë, në varësi të frigoriferit, më pranë pjesës së akullit, në fund, ku është më ftohtë.

Kosi, salca e kosit dhe gjiza janë më mirë në raftin e sipërm për të njëjtën arsye. Ktheji në pozicionin që të lejon t’i marrësh lehtë dhe ku datat e skadencës janë të dukshme.

Mishi i paketuar duhet të rrijë në raftin më të ftohtë, kjo nuk ka nevojë të thuhet. Dhe nëse kullon, nuk do bëhet pis gjithë frigoriferi.

Perimet qëndrojnë më gjatë, po të ketë pak lagështi. Vendet që në instruksione thuhet që kanë shumë lagështi janë të duhurat. Vendosi me paketimin e tyre origjinal ose në një qese plastike pa ajër brenda.

Frutat duhet të rrinë në koshin me pak lagështi. Mbaji me paketim origjinal ose në qese plastike, pa ajër brenda. Agrumet mund të qëndrojnë pa qese. Këshillë: Mos i laj perimet dhe frutat deri sa të përdoren. Uji mund të ndihmojë mykjen sepse mund të zhvillohen bakteret nga lagështia e tepërt.

Produktet e mishit duhet të qëndrojnë në një raft të veçantë për to, por nëse mungon, vendosi në raftin më afër ngrirjes që është më i freskëti.

Gjalpi dhe djathërat e butë nuk kanë nevojë për temperaturë shumë të ulët, kështu që mund rrinë në vendin e produkteve të bulmetit te dera, pjesa më e ngrohtë e frigoriferit. Vendosi djathërat e buta si Brie apo djathë dhie, në një kuti pasi i ke hapur.

Salcat kanë zakonisht shumë uthull dhe kripë, që janë mbrojtës natyralë. Kështu që ketchup-in, majonezën dhe salcat e sallatave janë shumë mirë te dera. Edhe turshitë dhe kavanozët e salcës së domates. Ullinjtë dhe vaji mund të rrinë në dollap, por vaji i susamit dhe vaji i arrave, sërish në frigorifer, në derë.

Lëngu i portokallit mund të mbahet te dera, nëse është i pasterizuar. I shtrydhuri duhet të mbahet në pjesën e sipërme ose të poshtme, në varësi të llojit të frigoriferit, ku është më freskët.

Këshillë. Mbushe gjithmonë frigoriferin. Ata kanë nevojë për një masë termale, që do të thotë shumë produkte, për t’i mbajtur të ulëta frigoriferin. Ushqimet dhe pijet e ftohta mund të thithin ajrin e ngrohtë kur hap derën. Nëse je tip që ha jashtë ose nëse frigoriferi është shumë i madh për stilin tënd të jetës, vendos disa shishe me ujë.