Sa qesharake aq edhe të neveritshme për publikun janë tentativat e fabrikës propagandistike të mercenarëve medial të Ziadin Selës, në regji të djemve të dajallarëve të tij, kur nëpërmjet lajmeve të rrejshme thërasin “ Kapeni Hajdutin”.
Jo më larg se dje ky grup i dëshpruar mercenarësh, iu vërsulën portalit FOL duke fabrikuar lajme të rrejme të pabaza, duke na etiketuar si të afërta me BDI-në dhe me Artan Grubin.

Mbase, portali fol ka publikuar lajme për Ziadin Selën si dhe ka pasqyruar pakënaqësitë e shumta, që aktivistë dhe anëtarë të kësaj partie kanë shprehur hapatas, nëpërmjet fol-it, si e vetmi medium i lirë i pavarur dhe i paprekur nga para të pista të kujdoqofshin.

Për hirë të së vërtetës , ne i konsiderojm këto fabrikime tërësisht tendencioze të pavërteta dhe fyese si për ne, ashtu edhe për publikun gjërë.
Poashtu vlerësojmë se këto fabrikime të gërditshme, si qëllim kryesor përveҫ denigrimit kanë defokusimin e temës aktuale që FOL është duke e trajtuar, me kërkesë të aktivistëve të shumtë të Aleancës për Shqiptarët, atë të rikandidimit të Ziadin Selës dhe mosrrespektimit të rregullave dhe statutit të vendosura nga vetë antarët e kësaj partie, e që kryetari i tyre i ka shkelur në vazhdimësi.

Megjithëse hamendesha nëse duhej të ju kushtoja vemendjen, sepse aq të parëndësishëm dhe të vegjël që jeni,duket sikur ju bëj reklam të panevojshme, po megjithatë përderisa ju e filluat me shpifje të ulta, unë do tu a kthej me fakte edhe atë të me fakte të vërteta.

Se sa i afërt është portali fol me Artan Grubin dhe BDI-në, këtë më së miri e vlerësojnë vetë e lexuesit dhe publiku. Ata e njohin shumë më mirë se ju, se kush ishte ”gardiani ” i Alencës dhe opozitës për vite me rradhë, e që ka luftuar dhe vazhdon ta luftojë fuqishëm rregjimin kriminal të BDI-së dhe Artan Grubit. Për dallim prej jush që mbrojtjen për Ziadin Selën dhe Aleancën si dhe luftën kundër BDI-së e bëni vetëm për para dhe interes.
Në fakt ju nuk e mbroni as Ziadin Selën, por jeni duke mbrojtur zhvatjen që në emër të Ziadin Selës ,ka kohë që e bëni. Prandaj në vend të fjalëve, për ju më së miri flasin faktet.

Mos vallë në emër të mbrojtjes që i bëni sot Ziadin Selës, keni zhvatur jo më pak se 34 mijë euro dje nga KSHZ-ja, pa mos përmenedur këtu edhe “haraҫin”e vazhdueshëm që u keni bërë kryetarëve të komunave.

Le ta shohin edhe aktivistët e sinqertë e të guximshëm të Aleancës për Shqiptarët, që kanë dhënë gjithçka nga vetja, e që për sa vite kanë ëndëruar një fitore dhe rrëzimi të këtij regjimi kriminal të BDI-së, se dikush që ka gojën plotë Ziadin nuk paskan patur qëllim për të fituar BDI-në por, vetëm për të mbushur xhepat në kurriz të aktivistëve, mundit dhe djersës së tyre.
Andaj, duke mos e zgjatur më tepër, Fol edhe në të ardhmen do të vazhdoj të jetë një zë i fuqishëm në shërbim të lexuesve dhe publikut, do të jetë zëri kritik ndaj të gjitha fenomeneve devijuese në shoqëri dhe gjithmonë do ta ngre zërin kundër atyre që gabojnë dhe janë në kundërshtim me parimet dhe vlerat humane dhe morale të shoqërisë në përgjithesi.

Në vazhdim për të gjithë aktivistët e sinqerte te Aleancës për Shqiptarët dhe për publikun e gjërë publikojmë dokumentin zyrtarë nga KSHZ-ja për shumën e majme që keni zhvatur nga taksapaguesit e ketij vendi, përfshirë edhe të aktivistëve e ASH-së. Kjo pra tregon se ju nuk dalloni aspak  nga banda kriminale- mediale e Artan Grubit dhe BDI-së.