Kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi sot se ka pasur progres në negocimet mbi Brexit disa para mbajtjes së samit evropian, duke paralajmëruar se “djalli fshihet në detajet”.

“Ka progres”, vlerësoi Merkel gjatë një konference për shtyp me kryeministrin holandez, Mark Rutte, në Hagë.

“Por gjithçka zgjidhet vetëm atëherë, që gjithçka është zgjidhur”, shtoi ajo, shkruan ATSH.

“Shpresoj se do të ketë progres javën e ardhshme. Ne jemi të lumtur që ka bisedime intensive, por djalli fshihet në detaje”, paralajmëroi ajo.

Këto deklarata vijnë një javë para se krerët evropianë të mblidhen në Bruksel për atë që mund të jetë shansi i fundit për të arritur një marrëveshje mbi modalitetet e ndarjes mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian.